Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale sërish fokusin e ka vënë te zhvillimi i turizmit në vendin tonë.
Kreu i qeverisë në profilin e tij në rrjetet sociale shkruan se sipas të dhënëve nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.
Gjithashtu ai shkruan se nga këto të dhëna rezulto se Tirana është renditur e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizë.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, shkruan Rama./abcnews.al