Largimi i Gianluigi Donnaurmma, në verën e vitit 2021 nga “kuqezinjtë” e Milan drejt “gjigandëve” francezë të PSG, padyshim hidhëroi jo pak italianët, mirëpo hidhërimi u zbut vetëm pak javë më pas, ku në “San Siro” mbërriti “gardiani” francez, Mike Maignan.
Megjithatë, ditët e fundit, duket dhe e ardhmja e Maignan lidhet me një kalim te PSG, me vetë “gardianin” 28-vjeçar, që gjatë një eventi bamirësie të zhvilluar në provincën Villiers-le-Bel, në Francë, ku ishte i pranishëm tha një intervistë, që i futi jo pak “drithërimat” tifozëve të “kuqezinjve”.
I pyetur nga mediat, Maignan foli fillimisht për mundësitë e transferimit te kampionët e Ligue 1 e më pas foli për përballjen me “parisienët” në grupin e “ferrit” në Champions League, ku në grup gjithashtu janë dhe Borussia Dortmund e Neëcastle.
“A do të jem unë pjesë e PSG? Jam nën kontratë te Milan. Unë jam parisien dhe në futboll nuk i dihet kurrë së ardhmes. Kam luajtur kundër PSG kur isha pjesë e Lille në Ligue 1. Në Champions do të jetë një ndeshje krejt tjetër kjo që do të vijë. Janë sfida fantastike dhe me shumë emocion”,- u shpreh “gardiani”, 28-vjeçar. /i.m /abcnews.al