Ministri i mbrojtjes i Rumanisë dënoi sulmet ruse në një port ukrainas në lumin Danub.
“Ne dënojmë në termat më të ashpër sulmet e pajustifikuara dhe kriminale të Rusisë që synojnë infrastrukturën civile në Ukrainë, duke përfshirë sulmet e natës së fundit me dron në portin e Reni në Danub ,” postoi Angel Tilvar.
Ministria tha në një deklaratë se sulmet ishin “të pajustifikuara dhe duke thyer të gjitha rregullat ndërkombëtare humanitare”.
Por ministria shtoi se “sulmet me dronë të kryera nga Federata Ruse nuk përbënin ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak kundër territorit tonë kombëtar ose ujërave territoriale të Rumanisë”.
Zyrtarët ukrainas më herët pretenduan se disa nga dronët Shahed të përdorur nga Rusia kishin shpërthyer në tokën rumune.
“Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës, dronët rusë kanë rënë dhe shpërthyen në territorin e Rumanisë mbrëmë, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmail”, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
/abcnews.al