Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dëmi i dhunës, tejkalon vlerën që do të kishte Korpusi i Ri Universitar”/ Balla: Protesta ka goditur turizmin dhe sektorin bankar

schedule22:02 - 19 Tetor, 2026

schedule 22:02 - 19 Tetor, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News se dëmet e shkaktuara gjatë protestave në Tiranë tejkalojnë, sipas tij, vlerën që do të kushtonte ndërtimi i Korpusit të Ri Universitar.

Balla u shpreh se, përveç dëmeve materiale, situata ka ndikuar edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke përmendur anulimet e rezervimeve në hotele, turizmin dhe sektorin bankar.

Ai theksoi se në vlerësimin e tij duhen llogaritur edhe pasojat ekonomike që lidhen me anulimet e rezervimeve në hotelet e kryeqytetit dhe ndikimin në turizëm.



“Dëmi i bërë këto ditë në Tiranë e tejkalon gjithë vlerën që do kishte Korpusi i Ri Universitar në Republikën e Shqipërisë. Në vend që të kishim bërë Korpusin e Universitetit Sot që flasim ka një hetim, të mbarojë hetimin mirë do kishte qenë që ne të kishim Korpusin dhe nuk po fus dëmet e tjera, anulimet e hoteleve në gjithë Tiranës, goditjen e turizmit, sektorit bankar. Një gjë e tillë ndikon drejtpërdrejt në sektorin bankar. Në vend që studentët të thonin, kemi 1,2,3 4…çështje. Por nuk i thanë asnjëherë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!