Agjencia e inteligjencës ushtarake britanike raportoi se Rusia po rekruton emigrantë nga vendet e Azisë Qendrore dhe shtetas të vendeve fqinje për të luftuar në Ukrainë.
“Ka të paktën 6 milionë emigrantë nga Azia Qendrore në Rusi, të cilët Kremlini mund t’i rekrutojë,” pohoi Ministria e Mbrojtjes në Londër.
Moska dëshiron të shmangë çdo mobilizim të ri përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2025, thuhet në posrtim.
“Përdorimi i të huajve i lejon Kremlinit të sigurojë personel shtesë për përpjekjet e tij luftarake përballë humbjeve në rritje” të forcave ruse, shtoi ministria.
Sipas të njëjtit burim, Rusia vendosi reklama në vendet fqinje si Armenia dhe Kazakistani për të joshur qytetarët me origjinë ruse për t’u bashkuar me ushtrinë ruse, duke ofruar një pagesë fillestare një herë prej 495,000 rubla (pothuajse 4.8 mijë euro) dhe një pagë prej 190,000 rubla, shumë më e lartë se paga mesatare e punëtorëve në të dy shtetet.
Emigrantët nga Azia Qendrore thuhet se po rekrutohen nga maji 2023, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, me premtime për paga të larta dhe shtetësi ruse të shpejtë. Disa u rekrutuan me forcë, mes punëtorëve uzbekë të ndërtimit që punonin në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Mariupol.
/abcnews.al