Një vajzë e vogël 4-5 vjeç është shpëtuar për mrekulli në rajonin e Kinës jug-qendrore në momentin që po qëndronte e varur në 21 metra në ajër nga dritarja e një apartamenti të katit të pestë.
Mediat e huaja shkruajnë se e mitura kishte ngelur e varur në hekurat e ballkonit. Fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e një fqinji i cili u ngjit në katin e pestë dhe e liroi fëmijën.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet momenti kur një fqinj trim ngjitet në fasadën e pallatit për të mbërritur tek vogëlushja 4-5 vjeç.
Teksa ai afrohet, qytetarët kanë vendosur një rrjetë sigurie të improvizuar ndaj fëmijës në rast se burri nuk arrin ta kapë vajzën e vogël. Për fat të mirë, pavarësisht shiut, ata mundën ta lironin atë dhe ta drejtonin me kujdes përsëri përmes dritares në një vend të sigurtë pa pësuar lëndime serioze.
Momenti tronditës i zemrës nga fqinjët heronj që shpëtojnë vajzën e vogël të varur 70 metra në ajër nga kati i pestë
Pronari i dyqanit ngjitur ishte një nga njerëzit që ndihmoi. Ai tha për mediat lokale se operacioni i shpëtimit zgjati rreth dhjetë minuta. Prindërit thuhet se kishin dalë për pazar, duke e lënë fëmijën vetëm në shtëpi./abcnews.al