VIDEO/ Gola e penallti të anulluar, Arsenal “shpërfytyron” United në “Emirates”

schedule19:37 - 3 Shtator, 2023

schedule 19:37 - 3 Shtator, 2023

Pritej një fitore e “topçinjve” dhe ashtu ndodhi. Arsenal ka shpërfytyruar me rezultatin e thellë 3 me 1, “djajtë e kuq” të Manchester United, në supersfidën e javës së 4-rt të Premier League, në një sfidë që ka dhuruar jo pak spektakël në “Emirates Stadium” të Londrës.

Siparin e golave e hapën “djajtë” e Erik ten Hag, me “pistonin” e krahut të majtë, Marcus Rashford që shfrytëzon mirë një të çarë në mbrojtjen e Arsenal, duke i ndëshkuar këta të fundit në minutën e 27’ të sfidës. Vetëm 2 minuta më vonë, “topçinjtë” të drejtuar në fushë nga kapiteni Martin Odegaard gjejnë golin e barazimit me vetë norvegjezin që çoi topin në rrjetën e portierit Onana, pas një pasimi fantastik të Gabriel Martinelli, duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 1 me 1.

Në pjesën e dytë pati shumë momente ku rezultati mund të ndryshohej, duke filluar që nga 11-metërshi i anulluar i “topçinjve” pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, në minutën e 65’-të të lojës dhe deri te goli i 2-të i “djajve” i cili u shënuar nga talenti argjentinas, Alejandro Garnacho, në minutën e 88’-të të sfidës po sërish pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, goli u anullua. Mirëpo nuk mbaroi me kaq pasi në minutën e fundit shtesë afrimi më i ri i “topçinjve”, Declan Rice gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhuruar një fitore të vyer, skuadrës së tij dhe vetëm 2 minuta më vonë braziliani i sapo rikthyer nga dëmtimi, Gabriel Jesus shënoi dhe golin e 3-të të “topçinjve”/

Me këtë rezultat, “topçinjtë” pozicionohen në vendin e 5-të me 10 pikë, 4 më shumë se Manchester United në vendin e 11-të të renditjes, teksa kanë grumbulluar deri më tani vetëm 4 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Marcus Rashford, 0-1:

Goli i Martin Odegaard, 1-1:

Goli i Declan Rice, 2-1:

Goli i Gabriel Jesus, 3-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!