“Zikaltërit” e Inter e kanë nisur me shumë vrull sfidën e pasdites së sotme ndaj “violëve” të Fiorentina dhe vetëm 24′ minuta pas fillimit të ndeshjes kanë arritur të gjejnë dhe golin e parë.
Një gabim në zonë i kushton shumë mbrojtjes së Fioretinas-s, me topin që përfundon në këmbët e anësorit të mesfushës Federico Dimarco, me këtë të fundit që hedh një krosim të bukur në zonë, aty ku ndodhet Marcus Thuram dhe nga një distancë e shkurtër, francezi nuk gabon duke gjetur golin e parë me fanellën “zikaltër” dhe të ndeshjes. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: