Real Madrid ka arritur të marrë një fitore në minutat e fundit të lojës falë Jude Bellingham.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me shifrat 0-1 për miqtë, pas një mungese vëmendje në fushën e Realit dhe pa Mayoral të përfitonte dhe të shënonte golin e avantazhit.
Pjesa e dytë nisi me më shumë kërkesë për gol nga ana e “Los Blancos” dhe u shpërblyen.
Në minutën e 47’, Modric dërgon një top brenda zonës dhe në rrëmujë e sipër, Joselu gjendet aty pranë dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. Dominimi ka qenë total i Real Madrid, por skuadra e Ancelottit nuk e gjeti dot golin e fitores ndaj Getafe deri në minutat e fundit të lojës.
Në minutën e 95’ ishte Jude Bellingham që shënon dhe bën heroin përsëri, duke i dhënë kështu fitoren Real Madrid./ h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e Real Madrid-Getafe