“Nuk do të flas për formimin e qeverisë”/ Milatoviç: Tranzicioni demokratik në Mal të Zi, i rëndësishëm

schedule16:22 - 2 Shtator, 2023

schedule 16:22 - 2 Shtator, 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka thënë se dhënia e mandatit për Milojko Spajiç ka qenë vendim i drejtë, të cilin e ka marrë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Milatoviç u shpreh se nuk do të flasë për formimin e qeverisë, dhe se ka të drejtë për qëndrim politik, shkruan RTCG.

“Përgjegjësia për formimin e qeverisë është e mandatarit dhe subjekteve politike që janë duke negociuar. Unë kam të drejtën e qëndrimit tim politik, të cilin e shpreh në interes dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve malazezë”, deklaroi Milatoviç për mediat. pas takimit me kongresmenin amerikan Mike Turner.

Milatoviç theksoi se tranzicioni demokratik në Mal të Zi është i rëndësishëm.

“Të vetmet gjëra për të cilat kam pikëpamje të forta janë ato që kanë të bëjnë me parimet dhe mendoj se qeveria duhet të jetë korrekte në parimet e përshpejtimit të rrugës drejt BE-së, Malit të Zi si një partner i besueshëm brenda aleancës së NATO-s, dhe natyrisht një fqinji i mirë në kontekstin e politikës sonë të fqinjësisë së mirë Këto janë tre parimet kryesore të politikës sonë të jashtme”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!