Eden Hazard te Real Madrid ishte transferimi më i bujshëm i verës. Sulmuesi u largua pas 7 sezonesh nga Chelsea për t’iu bashkuar “Galaktikëve”, aty ku dhe pritej të ishte lideri i ekipit dhe ylli i skuadrës. Megjithatë, deri më tani, asgjë nuk ka shkuar mbarë për numrin 7 të Realit, i cili ka marrë shumë kritika.
Sot, belgu ka folur për mediat spanjolle, për të cilat tha: “Nuk jam ende një “Galaktik”. E dija që do të ishte e vështirë deri në fillim, por kam besim te puna ime dhe tek aftësitë që kam. Gjithëka do të vijë me kohën.
Kam marrë numrin 7 dhe e di që kam disa këpucë të rënda për të veshur. E di që të gjithë presin shumë nga unë dhe me kalimin e kohës do të bëj maksimumin dhe do të shohim Hazardin e vërtetë në fushë”./abcnews.al