“Femrat mund të shmangin përdhunimin nëse nuk pinë alkool”, reagime ndaj deklaratës së partnerit të kryeministres italiane

schedule15:45 - 30 Gusht, 2023

schedule 15:45 - 30 Gusht, 2023

Partneri i kryeministres italiane Giorgia Meloni, gazetari Andrea Giambruno së fundmi ka ngjallur shumë debate në oponioni publik për deklaratën e bërë së fundmi me keqtrajtimin e femrave, kurse kryeministres italiane i kanë bërë thirrje që të distancohet nga komentet e tij.

Mediat shkruajnë se gjatë një emisioni në televizionin Rete 4, Giambruno sugjeroi se gratë mund të shmangin keqtrajtimin duke mos konsumuar alkool gjatë daljeve nëpër klube të natës.

“Nëse vallëzoni, keni të drejtë të deheni. Megjithatë, nëse shmangni pirjen e alkoolit, atëherë me siguri do të shmangni që të futeni në telashe”, tha Giambruno.

Giambruno gjatë emisionit po diskutonte për këtë problem me redaktorin e të përditshmes Libero, Pietro Senaldi, e që të dy janë deklaruar sesi përdhunuesit duhet të dënohen me dënime maksimale.

Megjithatë edhe Senaldi është pajtuar me komentin e Giambruno rreth asaj se femrat duhet të shmangin alkoolin gjatë daljeve nëpër klube të natës.

“Nëse dëshironi të shmangni përdhunimin, para se gjithash mos e humbni vetëdijen. Qëndroni të kthjellët”, ka porositur gazetari italian.

Ndërkaq kjo është një deklaratë që është dënuar nga opozita italiane dhe i kanë bërë thirrje Melonit që të distancohet nga deklarata e partnerit me të cilin ka një vajzë 7-vjeçare. /abcnews.al