Forcat ukrainase përparojnë në jug të Robotyne, heqin minat nga zona

schedule15:42 - 30 Gusht, 2023

schedule 15:42 - 30 Gusht, 2023

Forcat ukrainase kanë avancuar në një zonë rreth pesë kilometra në juglindje të Robotyne.  Kjo vjen pasi Ukraina tha se kishte pushtuar qytetin strategjik javën e kaluar. Trupat po heqin minat nga zona.

Robotyne është afër Tokmak, një qendër e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore për rusët.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se forcat kryejnë operacione sulmuese në drejtim të Bakhmut dhe Melitopol, në rajonin perëndimor të Zaporizhzhia, tha Instituti për Studimin e Luftës.

Ndërkohë, vëzhguesit ushtarakë rusë raportojnë se forcat e saj janë të cenueshme si në rajonin lindor ashtu edhe atë perëndimor të Zaporizhzias.

“Një komandant batalioni ngriti shqetësime për mbrojtjen ruse në zonë, duke theksuar në mënyrë specifike humbjet e rënda të Rusisë, forcat e rraskapitura, aftësitë e dobëta kundër baterive dhe mungesën e rezervave”, tha ISW.

/abcnews.al