Ditën e djeshme, Romelu Lukaku zbarkoi në Romë dhe u prit nga qindra tifozë të cilët ishin tepër të lumtur për këtë transferim të madh në skuadrën e tyre të zemrës.
Aventura e tij tek Inter përfundoi dhe Chelsea nuk kishte më vend për të, kështu që Roma lëvizi gurët me shpejtësi dhe bëri të mundur këtë transferim fantastik.
Por mediat italiane shkruajnë ende për merkato në shtëpinë e kryeqytetasve. Në Romë ka filluar të qarkullojë emri i veteranit spanjoll, Sergio Ramos. Pas largimit të Ibanez dhe dëmtimit të Kumbullës, Mourinho ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe emri i lakuar thuhet se është pikërisht ish-lojtari i Real Madrid dhe PSG-së./h.ll/abcnews.al