Kreu i Wagner, Yevgeni Prigozhin është varrosur me ceremoni private në një varrezë në Shën Petersburg, sipas ekipit të tij.
Prigozhin vdiq kur avioni me të cilin ai po udhëtonte u rrëzua.
Varreza të tjera në qytetin rus ishin përmendur më parë në raportet e mediave si vende të mundshme për varrimin.
Kremlini lajmëroi më herët se Presidenti Vladimir Putin nuk do të merrte pjesë.