Përpos probleme të jashtme, qeveria e Kosovës është duke u përballur me korrupsion, skandale dhe afera të brendshme.
Por ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Kurti dhe kabineti në vend që të mbështesin drejtësisë për të kryer hetimet, kanë dalë kundër.
Sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, sistemi Prokurorial në Kosovë është hallka më e dobët e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Sistemi prokurorial në Kosovë është hallka me e dobët e sistemit të drejtësisë në Kosovë. C’ka e karakterizon sistemin prokurorial dhe qeverinë e Kosovës, është mos llogaridhënia për punën që bëjnë.
Në vend që kryeministri Kurti dhe ministritë e linjës t’i hapin rrugën drejtësisë për skandalet që kanë përfshirë vendin, ata bëjnë të kundërtën.
Ndarja e pushteteve në Kosovë është një vlerë e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës. Rasti i fundit me aferën e grurit apo energjinë elektrike, në vend që qeveria t’i përkrahë këto hetime, bëjnë të kundër dhe nisin fushatë duke kërcënuar prokurorë dhe gjykatës.
Kjo e kthen Kosovën shumë prapa dhe nuk jep shpresë që sundimi i ligjit do të jetë në gjendje të durojë këto skandale dhe ndërhyrjet nga qeveria” tha Miftaraj.
Lidhur me betejën mes qeverisë dhe sistemin të drejtësisë, Ehat tha kjo bën që qytetarëve të Kosovës tanimë i ulet besueshmëria tek sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, pasojat e shkaktuara këto dy vite nga qeveria do të duan shumë kohë për t’u rikuperuar.
“Sistemi i drejtësisë është me e madhe se luftimi korrupsioni dhe krimi i organizuar, ajo është drejtësia civile, administrative dhe komerciale. Po flas për një sistem që në Kosovë, që gati 1 milion qytetarë të afektuar nga gjykata.
Dhe kur dëgjojnë këto gjëra, ulet besimi i publikut për sistemin e drejtësisë.
Pasojat për këtë do të jenë të gjata dhe do të duhen vite për të riparuar këto që kanë ndodhur në dy vitet e fundit.
Strategjia e sundimit të ligjit të linçuar nga Kurti, ende pa filluar të zbatohet, shkelet nga vetë qeveria” theksoi ai.r.t/abcnews.al