Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vazhdon “çmenduria” arabe, Al-Nassr kërkon ish-mbrojtësin e Lazio

schedule16:36 - 28 Gusht, 2023

schedule 16:36 - 28 Gusht, 2023

Padyshim, kur përmendim merkaton e “çmendur” të këtij franksion transferimesh që po vjen drejt fundit, të parët që na vijnë ndërmend janë klubet arabe dhe ofertat e tyre të çmendura që kanë bërë drejt një sërë “yjesh” të futbollit evropian.

Mirëpo, pavarësisht se kanë arritur të transferojnë një numër të konsiderueshëm lojtarësh, duket se “gjigandët” sauditë nuk kanë ndërmend të ndalen dhe tanimë skuadra e Al-Nassr kërkon një tjetër përforcim në mbrojtje, pas afrimit të spanjollit Aymeric Laporte.

Bëhet fjalë për ish-qendërmbrojtësin e Lazio, tashmë të Real Betis, Luiz Felipe, për të cilin sauditët janë të gatshëm të ofrojnë plot 20 milionë euro dhe tanimë pritet të shihet nëse negociatat do të vazhdojnë apo do të “ngrijnë”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!