E kryer/ Etrit Berisha bëhet me ekip të ri, portieri shqiptar mbetet në Serie A

schedule15:36 - 28 Gusht, 2023

schedule 15:36 - 28 Gusht, 2023

Etrit Berisha do të jetë portieri i ri i Empolit.

Pas dëmtimit të Caprile që do të jetë jashtë për një periudhë të gjatë, Empoli ka vendosur të rikthehet në merkato dhe të blejë portierin e kombëtares shqiptare, i cili kishte ende një vit kontratë me Torinon, por ishte jashtë projektit të tyre.

Berisha do të nënshkruajë kontratën me Empolin në orët e ardhshme deri më 30 qershor të vitit 2024 me opsion për sezonin e ardhshëm.

I mbërritur në Itali në vitin 2013 falë Lazio, Berisha do të veshë fanellën e Empolit pasi ka veshur edhe ato të Atalanta, Spal dhe Torino./h.ll/abcnews.al