VIDEO/ “Ringjallet” Tottenham, Spurs mund “qershitë” për kreun e tabelës

schedule15:36 - 26 Gusht, 2023

schedule 15:36 - 26 Gusht, 2023

Një barazmi, një fitore dhe këtë të shtunë vjen dhe fitorja e radhës. Nuk mund të kishte nisje më të mirë të sezonit për skuadrën e Tottenham, të cilët mesditën e sotme, mundën në transfertën e “Vitality Stadium”, “qershitë” e Bournemouth me rezultatin e pastër 0 me 2.

Për fitoren e djemve të Ante Postecoglu mjaftoi nga 1 gol në secilën pjesë, fillimisht nga “fantazisti”, James Maddison në minutën e 17’-të të sfidës e më pas me anësorin suedez, Dejan Kulusevski, në minutën e 63’-të të sfidës, duke “vulosur” përfundimisht fitoren e Spurs.

Me këtë rezultat skuadra e Tottenham kap vendin e parë të tabelës me 7 pikë dhe tashmë duhet të mendojë për përballjen e radhës në fazën e 1/32-ve të EFL Cup, ku do të udhëtojë drejt transfertës së Fulham. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i James Maddison, 0-1:

Goli i Dejan Kulusevski, 0-2: