Dy vëllezër shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika në Breshia. Mediat italiane raportojnë se të dy vëllezërit me kombësi shqiptare, të moshës 22 dhe 23 vjeç, kanë sulmuar të shtunën në mbrëmje një 30-vjeçar nga Brescia në dalje të diskos Il Molo në Brescia, Via Sorbanella.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, ndërsa sherri mësohet se kishte nisur brenda diskos e më pas ata kanë dalë jashtë për t’u sqaruar. Aty sherri ka degjeneruar dhe 22 vjeçari shqiptar nxorri thikën dhe qëlloi 30 vjeçarin.
Sipas mediave italiane ndërhyrja në kohë e policëve shmangu rëndimin e situatës. Dy të rinjtë u kapën nga agjentët e policisë dhe u dërguan në komisariat ku u identifikuan dhe proceduan. Përveç krimit të plagosjes, ata do të jenë përgjegjës edhe për shkelje të ligjit të imigracionit.
Ndërkaq 30 vjeçari i plagosur u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al



