Në orën 21:00 të mbrëmjes të kësaj të premteje, “blutë” e Chelsea do të presin në mitikun “Stamford Bridge”, “kapelabërësit” e Luton, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Përsa i përket formacioneve tekniku Maurizio Pochettino, duket se mbrëmjen e sotme kërkon fitoren e parë me “blutë” në kampionat, teksa i ka rreshtuar “më të mirët” e tij, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur spanjolli, Robert Sanchez. Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Disasi, Thiago Silva e Colëill, me kapitenin Ben Chillëell e francezin Malo Gusto, që do t’i vijnë në ndihmë mbrojtjes nga krahët e fushës. Qendra e mesfushës përbëhet nga dyshja latine, Moises Caicedo e Enzo Fernandez, ndërsa më të avancuar janë Raheem Sterling e Conor Gallagher, me këta dy të fundit që kanë për detyrë të furnizojnë me topa, sulmuesin e vetëm, Nicolas Jackson.
Në krahun tjetër, tekniku Rob Edëards ka përzgjedhur për djemtë e tij formulën 3-5-2, ku në portë është pozicionuar Kaminski e para tij Bell, Lockyer e Burke. Në mesfushë janë pozicionuar Giles, Chong, Nakamba, Ross Barkley e Kabore, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Adebayo e Morris. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare