Fiorentina zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Milanit dhe e meritoi fitoren. Franck Ribery gjeti golin e dytë në Serie A dhe ishte thjesht fantastik. 36 vitet mbi supe nuk dallohen fare dhe publiku i San Siros i dhuroi një “standing ovacion” në momentin e ndërrimit me Boateng.
Francezi nuk e ka fshehur kënaqësinë mas fitores së dytë radhazi të ekipit të Montellës. Ribery tregohet modest në fjalët e tij dhe komplimentin Federico Chiesan për ndeshjen e zhvilluar.
“Po, jam i vjetër, por në fushë ndihem si i ri. Jam i lumtur pasi futbolli është jeta ime. Kam gjithmonë uri kur zbres në fushë dhe po zbavitem me këta djem të ri. Kam ardhur për të ndihmuar Fiorentinën dhe tifozët. Kieza luajti një ndeshje madhështore”, thekson kampioni francez. /abcnews.al