Vetëm pak orë më parë në media qarkulluan lajme se “bomberi” i “topçinjve” të Arsenal, Folarin Balogun është shumë pranë kalimit te francezët e Monaco dhe mesa duket akordi mes klubeve është arritur.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “gjigandët” francezë i kanë ofruar “topçinjve” shumën prej 45 milionë eurosh për transferimin e Balogun, shumë kjo që mesa duket ka kënaqur jo pak bordin e Arsenal.
Përsa i përket kontratës personale, “bomberi” amerikan, 22-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me francezët, kontratë nga e cila ende nuk është bërë me dije sesa do të përfitojë, por do të mësohet në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al