Përdornin hapësirat publike si vendparkime automjetesh, me pagesë, një në pranga dhe një nën hetim në Durrës

schedule13:39 - 24 Gusht, 2023

schedule 13:39 - 24 Gusht, 2023

Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit dhe një tjetër proceduar penalisht pasi akuzohen se përdornin hapësirat publike, si vendparkime automjetesh, me pagesë.

Sipas policisë mësohet se është arrestuar Silvan Hamzaj 32 vjeç dhe është proceduar penalisht një 54 vjeçar, për 2 raste të përvetësimit të kundërligjshëm të parave, nga qytetarët që parkonin automjetet në lagjet nr. 1 dhe nr. 4.

Gjatë këtij sezoni turistik, Policia ka goditur 5 raste të abuzimit me hapësirat e destinuara nga bashkia e Durrësit, si vendparkime pa pagesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve në biznese në qarkun e Durrësit, si dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët që denoncojnë në Policinë e Durrësit, paligjshmëri të ndryshme, kanë goditur së fundi, 2 raste të tjera të shfrytëzimit të hapësirave publike, në kundërshtim me ligjin, për qëllime përfitimi.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!