VIDEO | Abrashi titullar, Freiburg “fluturon” në vend të dytë

schedule17:24 - 29 Shtator, 2019

schedule 17:24 - 29 Shtator, 2019

Amir Abrashi rikthehet si titullar te Freiburg. Mesfushori i kombëtares shqiptare luajti 72 minuta në fitoren 1-2 në fushën e Dusseldorf. Emocione dhe gola në fundin e pjesës së parë.

Hennings kaloi vendasit përpara pas një dalje të gabuar të portierit mik në minutën e 42-të, ndërsa Schmid barazoi për Freiburgun pas tre minutash. Holer dështoi të kalonte Freiburgun në avantazh në mesin e pjesës së dytë, ndërsa nuk fali Waldschmidt.

Aksion i bukur dhe gol fantastik i 23-vjeçarit, i cili i dhuroi fitoren ekipit të tij. Ky trepikësh e ngjit ekipin e Abrashit në kuotën e 13 pikëve, një më pak se Bayerni kryesues, ndërsa Dusseldorfi mbetet në kuotën e 4 pikëve. /abcnews.al

Dusseldorf – Freiburg 1-2
(Hennings 42’ / Schmid 45’, Waldschmidt 81’)