Yevgeny Prigozhin ishte një figure kyçe në luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës I cili udhëhoqi ushtrinë private të mercenarëve “Wagner”. Ai njihej edhe si një mik i afërt i Presidentit Rus Vladimir Putin.
Prigozhin u dënua me burg për veprën e tij të pare penale kur ishte vetëm 18 vjeç në vitin 1979 ndërsa dy vite më vonë ai u dënua sërish me 13 vite heqje lirie për grabitje.
Pasi doli nga burgu ai hapi një kioskë ku shiste hot-dog dhe në vititn 1990 Yevgeny Prigozhin ia arriti që të hap një ndër restorantet më të shtrenjta në Shën Petersburg.
Ishte ky moment kur kreu i grupit mercenary Wagner nisi kontaktet e tij të para me zyrtarë të lartë të rusisë. Në restorantin në formë varke i quajtur New Island poshtë lumit Neva që zotërohej nga Prigozhin mbërrit vetë Vladimir Putin i cili e pëlqente aq shumë vendin sa filloi të ftonte miq të tij atje.
Në vitin 2003 Vladimir Putin festoi ditëlindjen e tij në restorantin e Prigozhin dhe më pas kompania e hotelerisë së Yevgeny Prigozhin u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin ndërsa kreu i Wagner mori pseudonimin “Kuzhinier i Putinit”.
Në një intervistë të disa viteve më pare Yevgeny Prigozhin deklaroi se Vladimir Putin nuk e kishte problem që ai t’iu shërbente ushqimin dhe pjatat personalisht të ftuarve të presidentit rus dhe vetë atij.
Ishte pikërisht viti 2014 që tregoi se Yevgeny Prigozhin nuk ishte thjesht një biznesmen i favorizuar nga Presidenti Rus , por shumë më shumë se kaq. Pikërisht në këtë vit u zbulua se ishte Yevgeny Prigozhin ai që udhëhiqte mercenarët Wagner në luftën e foracave pro separatise kundër Ukrainës.
Megjithatë në qershor ai udhëhoqi trupat e tij në një rebelim të shkurtër, pasi ata morën kontrollin e qytetit jugor rus të Rostov-on-Don dhe u zhvendosën drejt Moskës, për të kundërshtuar udhëheqjen ushtarake.
Kreu i Wagner ndaloi përparimin pas negociatave me Kremlinin, të cilat u ndërmjetësuan nga udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko.
Sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes, akuzat kundër Prigozhin u hoqën dhe atij iu ofrua një lëvizje në Bjellorusi.
Që atëherë ka pasur pak informata për të, edhe pse një video e publikuar pak ditë më parë sugjeronte se ai ishte në një shtet afrikan.