Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar në paraburgimin e Durrësit Alfred Belerin dhe Lefter Allën, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërsa Lefter Alla u arrestua marsin e kaluar meë akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për ndërtimin e një ujesjellësi në bashkinë Bulqizë./abcnews.al