Klodiana Sphiu ka marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Shëndetësisë. Ajo u betua mëngjesin e kësaj të premteje, 11 shtator, para kreut të shtetit, Bajram Begaj.
Spahiu do të zërë postin e Evis Salës, e cila dha dorëheqjen pak kohë më parë.
Klodian Spahia është deputete e qarkut të Durrësit prej 2009 dhe ka ardhur në politikë nga bluzat e bardha.
Ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe është e specializuar për kardiologji dhe ka kryer studime pasuniversitare në Itali.
Spahiu ka qenë dhe anëtare dhe nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe është angazhuar në nismat e ndërmarra nga socialistët në këtë sektor.
Spahiu ka mbajtur postin e nënkryetares së Kuvendit, kurse në vend të saj u votua në nisje të sesionit të ri parlamentar Evis Kushi.

