Malaga në krizë, i beson dyshes Bare-Sadiku

schedule11:27 - 29 Shtator, 2019

schedule 11:27 - 29 Shtator, 2019

Malaga kërkon fitoren ndaj Gijon dhe i beson sërish shqiptarëve që ka në ekip. Mesfushori Kedi Bare dhe sulmuesi Armando Sadiku janë titullarë në sfidën që nis prej orës 12:00.

Sadiku u transferua këtë verë te Malaga, që e mori në huazim nga skuadra e Levantes. Sulmuesi ka shënuar një gol në kampionat dhe synon të realizojë sërish. Një javë më parë, Bare dhe Sadiku humbën derbin kundër Rey Manaj, që luan me Albacete.

Malaga e ka nisur keq sezonin, duke grumbulluar vetëm gjashtë pikë në shtatë ndeshje. Ata renditen në vendin e 18-të, pranë zonës së ftohtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!