Numri i viktimave në fushën e betejës në Ukrainë po i afrohet afro 500,000 ushtarëve rusë dhe ukrainas, kanë thënë zyrtarët amerikanë për Neë York Times, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të të vdekurve këtë vit pas luftimeve të ashpra në lindje të vendit.
Viktimat ruse janë afro 300,000, pretenduan zyrtarët, me rreth 120,000 të vrarë në aksion.
Ukraina thuhej se kishte afër 70,000 të vrarë dhe 100,000-120,000 të plagosur.
Ushtria e Rusisë është dy deri në tre herë më e madhe se ajo e Ukrainës dhe Rusia ka një popullsi më të madhe nga e cila mund të plotësojë ushtarët e vijës së parë.
/abcnews.al