Ky është momenti kur policia arrestoi infermieren Lucy Letby në shtëpinë e saj në Cheshire, Mbretëria e Bashkuar.
Lucy Letby është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në një pavion të një spitali në Mbretërinë e Bashkuar. Siç shkruan BBC, vrasjet ndodhën në një spital në Chester midis qershorit 2015 dhe qershorit 2016.
Viktimat e saj përfshinin dy vëllezër binjakë, të vrarë brenda 24 orëve nga njëri-tjetri, një të porsalindur që peshonte më pak se 1 kg dhe një vajzë e lindur 10 javë para kohe, e cila u vra pas katër herë përpjekjesh.
Infermierja, e cila ishte 20 vjeç kur kreu sulmet, është gruaja e tretë që do t’i jepet një dënim i përjetshëm. /abcnews.al