Një 75-vjeçar italian ka humbur jetën pasi u pickua nga një grerëz në shtëpinë e tij. Mediat italiane bëjnë të ditur se i moshuari humbi jetën nga shoku anafilaktik nga pickimi i një grerëze.
Pas pickimit ai telefonoi djalin e tij që jeton në banesën ngjitur: “Diçka më ka pickuar por tani jam mirë”.
Menjëherë pas telefonatës, ai u rrëzua në divan. Për të hyrë në shtëpi, zjarrfikësit përdorën shkallë duke zbritur nga dritarja e papafingos, që ishte e hapur.
Në kohën kur personeli mjekësor arriti në dhomën e ndenjes, 75-vjeçari kishte vdekur. Policia ka përjashtuar përgjegjësinë e palëve të treta.
/abcnews.al