Vdes në mënyrë misterioze gjenerali rus, dinte të gjitha sekretet e Putinit  

schedule10:29 - 18 Gusht, 2023

schedule 10:29 - 18 Gusht, 2023

Një gjeneral rus i burgosur, i cili dinte sekretet e Vladimir Putin  ka vdekur papritur nga “leuçemia”, dhe rrethanat misterioze të vdekjes së tij kanë nxitur teori të ndryshme.

Të hënën e kaluar, 69-vjeçari Gennady Lopyrev,  i cili së shpejti do të kishte të drejtë të aplikonte për lirim me kusht, u ndje shumë keq. Mjekët që e ekzaminuan pasi u transferua në spital, thanë se vuante nga leucemia, e cila nuk ishte zbuluar në analizat e mëparshme.

Sipas Daily Mail, një gjykatë ushtarake ruse e dënoi gjeneralin me 10 vjet burg në vitin 2017 pasi e shpalli fajtor për ryshfet dhe posedim të paligjshëm të municioneve, akuza që ai vazhdoi t’i mohonte edhe pas dënimit të tij.

Lopyrev, i cili shërbeu në Shërbimin Federal të Sigurisë (FSO), kishte mbikëqyrur personalisht ndërtimin e “pallatit” gjigant që besohet gjerësisht se i përkiste presidentit rus në Gelendzhik, i cili pretendohet se është ndërtuar me paratë e shtetit. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për rezidencën verore zyrtare të Putinit “Bocharov Ruchei” në Soçi.

Siç thekson Daily Mail, deri në arrestimin dhe burgimin e tij, 69-vjeçari ishte një nga këshilltarët më të besuar të presidentit rus për sigurinë dhe u fotografua duke shoqëruar Putinin dhe kryeministrin britanik Tony Blair në Moskë në vitin 2002.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!