Jetojmë në një epokë pa tela dhe prezenca e valëve Wi-Fi në jetën tonë të përditshme është më se e dukshme.
Megjithatë, ekziston rreziku i kësaj teknologjie radiofonike ndërsa ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet.
Një studim danez ka treguar lidhshmëri mes valëve radiofonike dhe shëndetit, studentët kanë marrë 400 fara lakërishteje dhe i kanë ndarë në dy dhoma.
Të dy grupeve u është dhënë përkujdesi i njejtë, mirëpo njëri grup është vendosur në mes të dy ruterëve Wi-Fi.
Pas 12 ditëve, farat që kanë qenë në dhomën me sinjal radiofonik kanë dështuar të dalin dhe të rriten përderisa grupi tjetër është zhvilluar normalisht.