Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është afër rikthimit në fushë.
30-vjeçari francez, siç tha kohët e fundit Massimiliano Allegri, nuk ka gjasa të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin në ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri.
Pavarësisht kësaj, sipas GetFootballNewsItaly, mesfushori është pothuajse në formë fizike optimale. Nuk përjashtohet opsioni në të cilin lojtari do të jetë në fushë për ndeshjen e javës së parë të Serisë A kundër Udineses, por një skenar i tillë konsiderohet i pamundur. Takimi do të zhvillohet më 20 gusht.
Paul Pogba humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të dëmtimit duke u paraqitur në vetëm dhjetë ndeshje. /G.D abcnews.al/