Sinjalet e ndarjes Berisha-Meta? Elezi për zgjedhjet në Kukës: Ky koalicion çedon në aspektin moral

schedule13:47 - 16 Gusht, 2023

schedule 13:47 - 16 Gusht, 2023

TIRANË- Për pak ditë zyrtarisht do të fillojë fushata për zgjedhjen e kryebashkiakut të Kukësit, që do të mbahen më 24 shtator. Por ndërsa afatet po afrojnë Sali Berisha ka vetëm një gjë të qartë në mendjen e tij, se ai do të marrë pjesë në zgjedhje. Por ende nuk ka përgjigje se si Sali Berisha i vetëm nuk regjistrohet dot në zgjedhje, pasi nuk ka logo dhe vulë.

Në 14 maj u fut nën ombrellën e Ilir Metës, me koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Por për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, Berisha duket i pavendosur nëse do të jetë sërish bashkë me aleatin e tij e momenteve të vështira.

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, tha se pas zgjedhjeve të 14 majit, duke parë rezultatin në gjithë vendin, kuptohej se do kishte një divorc mes dyshes politike Meta-Berisha.

Ai tha se ky koalicion ka probleme të theksuara morale pasi protagonistët e tij kanë artikuluar akuza thelbësore ndaj njëri-tjetrit.

“Pas zgjedhjeve të 14 majit, kuptohet se do kishte një rrugë drejt një divorci me ish-LSI, sepse u mbivlerësua. Kjo do ndodhte, problemi është ta kuptosh në kohë para se t para se të ndodhte. Ky koalicion çedon në aspektin moral, sepse kanë akuza thelbësore mes njëri tjetrit”, tha ai.

Ai theksoi se sipas rregullave, kandidati i kolicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati nuk mund të rikandidojë në garën për Bashkinë e Kukësit.

“Nuk besoj se Meta është ngërçi në gjetjen e një zgjidhje në Kukës, sepse çështja ka qenë gjetja e një zgjidhje, Problemi në Kukës ka qenë të gjendet një zgjidhje nga vetë njerëzit, se cila do ishte kandidatura më e përshtatshme  dhe të hiqet dorë nga katapultimi i emrave nga Tirana. Sipas rregullave, Sinamati, nuk mund të kandidojë më për shkak se dhe kur vjen dhe katapultohesh dhe pa qenë anëtar.”, tha ai.

Sipas Elezit, kandidatura e Kukësit nuk mund të caktohet nga “oborret” e Tiranës, por ky proces duhet të bëhet nga vetë demokratët e Kukësit.

“Kandidatin për kryetar bashkie duhet në një masë të caktuar duhet ta përcaktojnë njerëzit atje. Doktori mendon se duke diskutuat me disa njerëzve në oborrin e vet, mund të përcaktojë kandidatin për Kukës. Kjo është e pamundur. Kandidati duhet të zgjidhet me një konsensus”, tha ai./n.m.abcnews.al