Myrto Uzuni debutoi në La Liga me humbjen 3-1 të Granadës në transfertën e vështirë kundër Atletiko Madrid.
Pasi shkëlqeu në Ligën e Dytë, sulmuesi shqiptar zbriti në fushë si titullar, por nuk arriti të lerë shenjë në sfidën e parë në elitën e futbollit spanjoll.
Pas sezoninit fantastik në Ligën e Dytë dhe me titullin e golashënuesit më të mirë të saj, Myrto Uzuni bëri debutimin e tij në elitën e futbollit spanjoll.
Sulmuesi shqiptar zbriti në fushë si titullar dhe luajti në të gjithë ndeshjen, në një transfertë të vështirë si ajo kundër Atletico Madrid, por pa arritur të lerë gjurmë. Granada u mund me rezultatin 3-1 nga skuadra madrilene. Morata shënoi golin e epërsisë në shtesën e pjesës së parë.
Pas pushimit, Samu surprizoi vendasit, duke kthyer barazimin me golin e tij në minutën e 62-të.
Festa e Uzunit dhe shokëve të tij zgjati pak. Vetëm pesë minuta më pas, Depai me një goditje të bukur nga distanca shënoi golin e dytë për madrilenët.
Në fundin e ndeshjes, Uzuni provoi të shpëtonte Granadën, por goditja e tij u neutralizua nga portieri.
Shpresat e sulmuesit shqiptar dhe skuadrës së tij u shuan në minutën e tetë shtesë, ku Jorente vulosi fitoren e Atletiko Madrid me golin e tretë.
Në këtë mënyrë, nis me humbje aventura e Uzunit në La Liga, por është vetëm fillimi dhe futbollisti kuqezi ka kohë për të treguar veten edhe në elitën e futbollit spanjoll./ h.ll/abcnews.al