Eden Hazard është i pranishëm në ndeshjen hapëse të sezonit të Chelsea kundër Liverpoolit.
Belgu u pa në stadium më pak se një orë para fillimit të supersfidës.
Hazard është ende një lojtar i lirë pasi pranoi të largohej nga Real Madridi këtë verë, një vit para se t’i mbaronte kontrata.
Belgu është padyshim lojtari më i mirë i Chelsea në dekadën e fundit. Ai kaloi shtatë vjet në Stamford Bridge, duke shënuar 110 gola në 352 ndeshje dhe duke fituar të gjithë trofetë e mëdhenj, përveç Ligës së Kampionëve. /G.D abcnews.al/