RENEA te dera/ 62-vjeçari në Maliq nuk pranon të dorëzohet pasi plagosi gruan dhe djalin, pamje nga vendi i ngjarjes

schedule08:29 - 12 Gusht, 2023

schedule 08:29 - 12 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq të Korçës. 62-vjeçari Ramiz Muçollari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor fillimisht plagosi me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta djalin e tij, Kamber Muçollari.

LEXO EDHE: Maliq/ Lëndoi gruan dhe djalin e tij, më pas u mbyll në dhomë: 62-vjeçari nuk dorëzohet dhe qëllon ndaj policisë, mbërrin RENEA

Pas kryerjes së krimit  ai është mbyllur në dhomë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj punonjësve të policisë së Korçës.

Pas kësaj situate në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat RENEA që kanë rrethuar shtëpinë, ka vënë masat e sigurisë dhe po mundohet të negociojnë më autorin që ai të dorëzohet, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga ABC News, 5-6 efektivë të RENEA ndodhen në katin e dytë të banesës së 62-vjeçarit, duke u përpjekur të bindin autorin të dorëzohet.r.t/abcnews.al