Leo Messi mban në ankth Barcelonën. Kapiteni do të mungojë nesër kundër Getafes dhe është në dyshim për sfidën e së mërkurës kundër Interit në Champions League.
Ernesto Valverde ka folur rreth gjendjes së yllit të ekipit në prononcimin përpara ndeshjes së nesërme. Trajneri i Barcelonës nuk zbulon kohën e rikuperimit të Messit, i cili mund të mungojë në duelin e mesjavës në “Camp Nou”.
“Nuk e di se në çfarë gjendje ndodhet Messi. Nuk e di sa do të qëndrojë jashtë dhe shpresoj që të rikthehet sa më shpejt. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por na duhet të presim akoma. Me Leon jemi më të fortë, por kontingjenti i lojtarëve na lejon ta përballojmë këtë situatë. E kemi treguar edhe në të kaluarën diçka të tillë”, përfundon Ernesto Valverde. /abcnews.al