VIDEO/ Cara e Rrapaj ndjekin “ëndrrën” evropiane, Partizani fiton sfidën e parë ndaj Valmiera

schedule20:57 - 10 Gusht, 2023

schedule 20:57 - 10 Gusht, 2023

Kërkohej fitore dhe atë arritën. “Demat e kuq” të Partizani kanë arritur një fitore me shumë vlera, mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në “Skonto Stadions” të Rigës kanë mundur letonezët e Valmiera, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e tretë kualifikuese të Conference League.

Sipari i golave u hap që në pjesën e parë, me “fantazistin” brazilian të letonezëve, Gustavo Silva, i cili çon topën në rrjetën e portierit Qirko, pas një “predhe” të lëshuar nga jashtë zone në minutën e 27’ të sfidës, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin e ngushtë 1 me 0, në favor të vendasve.

Me fillimin e pjesës së dytë vjen dhe kundërpërgjigjja e “demave”. Fillimisht do të ishte kapiteni Tedi Cara, i cili me një lëvizje të bukur në zonën kundërshtare kap krosimin e lëshuar nga Rrapaj, duke çuar topin në rrjetën kundërshtare në minutën e 58’ të sfidës. Pas Carës, protagonist do të bëhej sërsish “fantazisti” i mesfushës së “demave”, Arinaldo Rrapaj, i cili me një “silur” nga jashtë zone në minutën e 76’ të sfidës gjen të papërgatitur portierin Olses, duke “përmbysur” gjithçka në “Skonto Stadions”.

Tashmë e vetmja gjë çka mbetet për përcaktimin e skuadrës që do të kapë fazën “play-off” të kualifikuesve të Conference League është përballja e mbrëmjes së 17 gushtit në “Air Albania”, përballje ku nuk pritet asgjë më pak se fitorja e “të kuqve”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Gustavo Silva, 1-0:

Goli i Tedi Carës, 1-1:

Goli i Arinaldo Rrapajt, 1-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!