Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nigeri, junta shpall qeverinë e re

schedule11:30 - 10 Gusht, 2023

schedule 11:30 - 10 Gusht, 2023

Junta njoftoi formimin e një kabineti qeveritar, i cili përbëhet nga 21 anëtarë pas marrjes në kontroll të vendit në një grusht shteti.  Ai drejtohet nga kryeministri Ali Maaman Lamin Zen, i cili do të ketë 20 ministra, mes të cilëve ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm janë gjeneralët e Këshillit Kombëtar për Shpëtimin e Atdheut (NSS, junta që mori pushtetin më 26 korrik).

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha ditën e djeshme se ishte “i shqetësuar” për kushtet e paraburgimit të presidentit të rrëzuar, Bazum dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Guterres kritikoi “kushtet e mjerueshme në të cilat po jetojnë presidenti Bazum dhe familja e tij, sipas një deklarate. Sipas informacioneve të rrjetit televiziv amerikan CNN, Bazum është në izolim të plotë nga ushtria që e rrëzoi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!