Presidenti i jep mandatin liderit të “Evropa Tani” për formimin e qeverisë në Mal të Zi

schedule12:30 - 10 Gusht, 2023

schedule 12:30 - 10 Gusht, 2023

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç i ka dhënë mandatin për përbërjen e qeverisë së re liderit të Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiç. Ai këtë e bëri të ditur në konferencën për media që filloi në ora 12:00 në Rezidencën në Cetinje.

Ai tha se nga Spajiç pret përgjegjësi dhe përshtatshmëri në këtë proces. “Si president i Malit të Zi, besoj se na duhet një qeveri politike dhe reformuese”, tha Milatoviç. Ai tha se pret që ky proces të jetë gjithëpërfshirës./ n.m.abcnews.al