Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjtje e ka nisur me një video nga turistët e huaj në Himarë.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë disa dëshmi të pushuesve që rrëfejnë përvojat e tyre fantastike.
Turistët shprehen se vlerësojnë cilësinë e shërbimeve, pastërtinë, sigurinë dhe aktivitetet e ndryshme.
“Unë shoh shumë video në Tiktok dhe më ka pëlqyer sepse i kam pasion udhëtimet prandaj vendosa të vij këtu dhe të festojmë 20-vjetorin e shoqes sime. Ushqimi është shumë i shijshëm, më ka pëlqyer. Më pëlqyen frutat e detit, ishin perfekte. Është shumë nxehtë, shumë më nxehtë se në Bullgari, por unë e pëlqej diellin, kështu që nuk është problem”, tha një turiste nga Bullgaria.
Një tjetër turiste shprehet se Shqipëria ka një kulturë shumë interesante dhe uji i detit është shumë i pastër.
“Kemi dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë nga miqtë tanë që ishin këtu me kamper, të cilët na treguan për vende shumë të bukura, për detin që është shumë i bukur dhe njerëzit që janë shumë miqësorë. Vendi ka gjithashtu një kulturë shumë interesante. Uji është shumë i pastër, por përveç kësaj, mendoj që njerëzit kujdesen shumë për natyrën”, u shpreh një tjetër.
Ndërkohë një turiste tjetër vlerëson sigurinë./abcnews.al