Rio Ferdinand e sheh Manchester Cityn si favorit për ta fituar sërish Premier Ligën (titullin e gjashtë brenda shtatë sezoneve), por tha se Arsenali dhe Manchester United do të jenë rreziku më i madh i Pep Guardiolas në garën për titullin e kampionit në kampionatin anglez.
Legjenda e United pa rivalin e tij duke e fituar tripletën sezonin e kaluar, pasi që City fitoi Premier Ligë, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.
Edhe pse Arsenali e nisi këtë sezon duke e fituar Community Shield, Ferdinand beson se City do ta fitojë titullin e Premier Ligës edhe këtë sezon, pavarësisht se në garë për të do të jenë edhe Arsenali dhe Manchester United.
“Manchester United dhe Arsenali, dy rivalët për titull. Nëse dikush do t’i afrohet Cityt, do të jenë këto dy klube. Ende mendoj që ka dallim mes Manchester United dhe Manchester Cityt, brenda dhe jashtë fushës”, tha Ferdinand.
“Por unë mendoj se Manchester United po shkon në rrugën e duhur. Unë mendoj se ju mund ta shihni se si ata janë qasur në këtë merkato, ka qenë tejet e mirë”, shtoi më tej Ferdinand.