“Rama të pezullojë lejen e kullës pas TOB”, Gjikondi: Berishës i ra edhe karta e fundit

schedule13:29 - 9 Gusht, 2023

schedule 13:29 - 9 Gusht, 2023

Juristja, Brizida Gjikondi ka qenë e ftuara në një lidhje skype në edicionin “Tirana Live”, ku foli në lidhje me projektin e pallatit më të lartë që do të ndërtohet në kryeqytetit dhe faktin që pas tij qëndron familja Berisha.

Ajo tha se tanimë, Sali Berishës me këtë ngjarje i ka rënë e dhe karta e fundit që i kishte mbetur, ajo e ndershmërisë.

Juristja ka shtuar se kryeministri Edi Rama, minimalisht duhet ta pezullojë këtë leje.

Unë e kam ndjekur të gjithë debatin e këtyre ditëve dhe ne fakt është për të ardhur keq, sepse e vetmja kartë që Berisha mbante si të fuqishme, atë të qenit simbol i ndershmërisë,  i ra dhe i ra në myhrën më të shëmtuar.

Ai ka përzier familjen e tij personale, në familjen politike. Dhe e ka vënë familjen politike, në funksion të familjes së tij personale. Për të ardhur keq edhe pse Berisha është prej dy vitesh nion grata, vazhdon të kartë pushtet politik, , por edhe në atë ekonomik.

Mendoj që Berishës i ra edhe karta e fundit, për të vërtetuar hipokrizinë e tij. Një rast që për reaksionin që ka pasur në shoqërinë shqiptare, minimalisht organet që japin këto leje duhet t’i pezullojnë ose anulojë.

Rama minimalisht duhet ta pezullojë këtë leje, sepse Berisha ka infektuar imazhin e Ramës në këtë që ka ndodhur.

Duhet para gjeneza e këtij biznese, për të verifikuar ligjshmërinë e parave” tha ajo.

Reagimit e vetme të Sali Berishës në lidhje me këtë çështje, ka qenë vetëm kërkesa për pezullim të lejes së ndërtimit, por a është kjo mjaftueshëm? Gjikondi shprehet se të gjithë e dimë sjelljen e Berishës kur ai pretendon se ka zbuluar diçka korruptive dhe sipas saj Berisha i djeshëm nuk është i i përhershmi,

Ne e njohim shumë mirë Berishën dhe e dimë se si vepron ai kur gjoja ka diçka që ka zbuluar, ka një fjalor të dhunshëm dhe mjafton të shohim Berishën e përhershëm dhe Berishën e djeshëm.

Kur ka interesa, Berisha hesht. Është për të ardhur keq për të gjithë këtë kapje të politikës, e cila duhet ta themi ishte e shëmtuar dhe tenton që gjatë vitit të ri ose pushimeve të gushtit të zbatojë skema korruptive.

Kjo situatë foli shumë për marrëveshjet  që ekzistojnë mes mazhorancës dhe opozitës, në disvavor të qytetarit shqiptar” u shpreh Gjikondi.r.t/abcnews.al