Grupi i parë i tankeve kryesore të betejës M1 Abrams nga Shtetet e Bashkuara do të dërgohen së shpejti në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, do të mbërrijnë në Ukrainë në fillim të vjeshtës.
Lajmin e bëri të ditur amerikani Doug Bush më 7 gusht, i cili ka theksuar se do të dërgohen jo vetëm tanket, por një paketë e plotë e pajisjeve të nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.
“Ato janë gati; tani duhet të dërgohen në Europë dhe më pas në Ukrainë, së bashku me të gjitha mjetet e tjera”, ka thënë Bush.
“Municione, pjesë këmbimi, pajisje karburanti, ambiente riparimi. Pra, ju e dini, nuk janë vetëm tanket, por është paketa e plotë.”
Uashingtoni njoftoi vendimin për të pajisur Ukrainën me 31 tanke Abrams më 25 janar. Ato pritet të mbërrijnë në shtator, me disa automjete që do të dërgohen në Gjermani në gusht, për t’iu nënshtruar riparimeve përfundimtare.
/abcnews.al

