U mendua se ishte “meteor i zjarrtë”, çfarë u pa në qiellin e Australisë

schedule10:18 - 8 Gusht, 2023

schedule 10:18 - 8 Gusht, 2023

Shkëndijat e zjarrit që janë parë natën e së hënës në qiell në Melburt duke shkaktuar një mori postimesh në mediat sociale që pyesnin nëse ishte një meteor.

Në një deklaratë për mediat Agjencia Australiane e Hapësirës ka thënë se “ndezjet e dritës” ishin “me gjasa” mbetje të një rakete ruse Soyuz-2 që po rihynte në atmosferën e Tokës.

Ndër të tjera në media shkruhet se raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herët në mbrëmje.

“Kjo nisje u njoftua dhe mbetjet e raketës ishin planifikuar të rihynin në mënyrë të sigurt në atmosferë në oqean në brigjet juglindore të Tasmanisë”, ishte thënë ndër tjerash në një deklaratë./abcnews.al