Sulmet ruse në Kharkiv, një i vrarë dhe 8 të plagosur

schedule08:03 - 8 Gusht, 2023

schedule 08:03 - 8 Gusht, 2023

Të paktën një person humbi jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur në sulmet ajrore që synonin rajonet Kharkiv dhe Kherson të Ukrainës.

Guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se një grua 57 vjeç humbi jetën si pasojë e një sulmi me bombë dhe një 66 vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Gjithashtu, një person u plagos nga bombardimet në Kupiansk dhe një çift në fshatin Putnykovo.

Guvernatori i Khersonit, Oleksandr Prokudin tha se Rusia kreu 30 sulme në rajon, duke gjuajtur 99 predha nga mortaja, artileri, raketa Grad dhe mjete ajrore pa pilot në vende të tjera.

Lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022, ka  vrarë mbi 9,300 civilë dhe ka plagosur më shumë se 16,600, sipas shifrave të fundit të OKB-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!