Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Laçi përforcon stafin, merr një trajner me përvojë

schedule23:43 - 26 Shtator, 2019

schedule 23:43 - 26 Shtator, 2019

Laçi ka kompletuar stafin teknik. Me kurbinasit është bashkuar edhe trajneri me eksperiencë, Sinan Bardhi. Ai do të jetë krahu i djathtë i Sulejman Starovës, duke e bërë stafin e kurbinasve edhe më të kompletuar.

Bardhi ishte në krye të Turbinës prej tre vitesh, ndërkohë më parë ka drejtuar edhe Burrelin, Besëlidhjen e Mamurrasin. Me kurbinasit ka bashkëpunuar edhe më parë, pasi ka qenë në krye të ekipit kur garonte në Kategorinë e Parë, madje edhe gjatë epokës “Laska”.

Bardhi është bashkuar me Laçin në stërvitje dhe do të jetë në stol së bashku me Starovën në ndeshjen kundër Luftëtarit në Gjirokastër. Bardhezinjtë kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve, që të lënë pas atë barazim 3-3 me Flamurtarin fundjavën e shkuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!